Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Digjet Los Angeles/ Mbi 8 mijë zjarrfikës në terren, meteorologët: Erërat më të forta në dekadë, do vazhdojnë deri në fundjavë

Shkruar nga Newsbomb
Digjet Los Angeles/ Mbi 8 mijë zjarrfikës në terren,
Pamja nga zjarri me dron

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga vatrat e zjarreve në Los Angeles në 24 orët e fundit. Ndërsa presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi 7 500 zjarrfikës po luftojnë me zjarret në terren.

Më shumë se 40,000 banorë janë evakuuar nga një zonë luksoze bregdetare në qytetin e Los Anxhelosit mes tyre edhe yje të Hollivudit.

Aktualisht janë të paktën gjashtë zjarre të shpërthyera midis Los Angeles-it dhe kontesë fqinje të Ventura-s, dhe pothuajse të gjitha vatrat  përveç njërës duket se janë jashtë kontrollit. Zjarri Hurst, që po prek San Fernando Valley, thuhet se është vënë nën kontroll vetëm 10%.

Sipas informacioneve të fundit, situata është si më poshtë:

Eaton: Zjarri në këtë zonë mbulon më shumë se 10 mijë hektarë, katër herë më shumë se sa ishte vetëm pak orë më parë. Ka detyruar evakuimin e mbi 32 mijë personave.

Palisades: Në këtë zonë janë në flakë 11.800 hektarë. Ky është zjarri më shkatërrues në historinë e qytetit, duke përfshirë mbi 1.000 ndërtesa. Në vitin 2018, zjarri Ëoolsey dogji 1.121 struktura.

Hurst: Sipas autoriteteve të Pyjeve Kombëtare të Angeles, ky zjarr ka përfshirë 700 hektarë.

Ëoodley: Ky duket të jetë zjarri me sipërfaqe të përhapjes më të vogël aktualisht, i reduktuar nga 75 hektarë në vetëm 30 hektarë të përfshirë.

Por situata pritet vetëm të përkeqësohet pasi Shërbimi Kombëtar i Motit ka deklaruar se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë, kjo do vështirësojë vënien në kontroll të flakëve.

 Ariel Cohen, meteorolog përgjegjës i Shërbimit Kombëtar të Motit në Los Angeles, tha për CNN se do të duhen disa ditë, ndoshta deri në fund të javës, që erërat të qetësohen plotësisht.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese