Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Diddy përballet me akuza të reja: Ka vrarë një grua duke e varur nga kati i 17-të

Shkruar nga Newsbomb
Diddy përballet me akuza të reja: Ka vrarë një grua duke e
Sean “Diddy” Combs 

Sean “Diddy” Combs po përballet me akuza të reja për përdhunim, abuzim seksual dhe sulm seksual. Të paktën gjashtë padi u ngritën në gjykatën federale të Neë York nga dy gra dhe katër burra. Ato përfshijnë akuza që shtrihen nga viti 1995 deri në vitin 2021.

Por këtyre akuzave i shtohet edhe një padi e re se ka varur një grua nga ballkoni i katit të 17 i një apartamenti gjatë një sherri.

Padia e ngritur në Los Anxhelos nga stilistja Bryana “Bana” Bongolan pretendon se incidenti ka ndodhur në vitin 2016 ndërsa ajo ishte në shtëpinë e të dashurës së atëhershme të Mr Combs, Casandra “Cassie” Ventura.

Është e fundit në më shumë se dy duzina padi që akuzojnë reperin e njohur për disa vepra, duke përfshirë sulmin seksual, drogimin e njerëzve, kërcënimin e dëshmitarëve dhe shkaktimin e lëndimeve fizike.

Manjati i muzikës po përballet gjithashtu me akuza federale në një skemë shantazhi dhe trafikimi seksual. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, përfshirë edhe pretendimin e fundit.

Një përfaqësues i tha BBC-së të martën se ai “i mohon me vendosmëri këto akuza serioze” në padinë e re dhe “mbetet i bindur se përfundimisht do të provohen të pabaza”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese