Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Dhuratë për Putin”, dështon plani për të vrarë Zelenskyn, e pësojnë keq dy agjentët rusë

Shkruar nga Newsbomb

“Dhuratë për Putin”, dështon plani për të

Dy zyrtarë ukrainas kanë rënë në pranga për shkak se ishin përfshirë një një komplot për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky.

Dy zyrtarët ishin të paguar dhe të koordinuar nga Rusia për të marrë peng dhe për të vrarë zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin Zelensky.

Përmes një njoftimi zyrtar Shërbimi Shtetëror i Sigurisë SBU i Ukrainës tha se kishte kapur agjentët rusë brenda shërbimit të rojes shtetërore të Ukrainës duke komplotuar rrëmbimin dhe vrasjen e presidentit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë.

Forca tha se ata arrestuan dy autorët e dyshuar rekrutuar nga Rusia përpara pushtimit të vendit. 

“Dhuratë për Putin”, dështon plani për të
Pamje nga momenti i arrestimit

Kreu i SBU, Vasyl Malyuk tha se atentati i dështuar supozohej të ishte një "dhuratë" për Vladimir Putin përpara inaugurimit të tij të martën.

SBU pretendoi në Telegram se një agjent sekret rus kishte përcjellë koordinatat e një shtëpie të sigurt përpara një sulmi të planifikuar me raketë. Forca shtoi se Rusia kishte planifikuar të shkatërronte të gjitha gjurmët e dronit të përdorur për të shënjestruar presidentin me një raketë tjetër.

Pa dhënë prova, ata shkruan: “Armiku po zhvillonte në mënyrë aktive plane për të eliminuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

“Një nga detyrat e rrjetit të inteligjencës FSB ishte të kërkonte ekzekutorë midis ushtarakëve afër mbrojtjes së Presidentit, të cilët mund të merrnin peng kreun e shtetit dhe më vonë ta vrisnin", tha SBU.

“Dhuratë për Putin”, dështon plani për të
Agjenti rus gjatë arrestimit

“Përveç Volodimir Zelenskit, armiku planifikoi të eliminonte Shefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës Vasyl Malyuk, kreun e Administratës Shtetërore të Ukrainës Kyryll Budanov dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë”, thuhej në njoftim.

Deri me tani, Rusia nuk ka reaguar, por as nuk i ka mohuar akuzat e bëra nga Ukraina.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese