Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi,
Pamje nga vullkani Levotobi

Të paktën 10 persona janë raportuar të vdekur pasi një vullkani Levotobi shpërtheu në Lindje të Indonezisë. Ky vullkan gjendet në ishullin FLores dhe shpërtheu gjatë mesnatës të së djelës duke shkaktuar dëme të mëdha.

Vullkani Levotobi që gjendet në ishullin Flores, shpërtheu në orën 23:57, sipas kohës lokale, duke nxjerrë llavë, hi vullkanik dhe shkëmbinj vullkanikë”, tha Hadi Ëijaya, zëdhënës i Qendrës për Vullkanet dhe Uljes së Rrezikut Gjeologjik.

Mediat lokale kanë raportuar se menjëherë pas shpërthimit ka patur ndërprejrje të energjisë elektrike ndërsa autoritetet lokale kanë ngritur alarmin për rrezikun nga vullkani. Ndërkohë që Qendra e Vullkaneve kanë lajmëruar për evakuim në rreze prej 7 kilometrash.

Deri më tani 7 fshatra ajnë prekur nga ky shpërthim ndërsa shumë banesa janë djegur plotësisht. Qendra lokale ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 58 ditët e ardhshme pasi një rrezik i shtuar mund të jetë dhe ai i përmbytjeve.

Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit në Paqësor”, një zonë ku ka aktivitet të madh sizmik. Shpërthimi i fundit pason një sërë shpërthimesh vullkanike. Në maj, një vullkan në ishullin Halmehera, në malin Ibu, detyroi shtatë fshatra të evakuohen. Vullkani në Sulavesi po ashtu shpërtheu në maj, duke detyruar 12.000 persona të evakuohen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese