Hapësire reklamuese

Bota

Dhjetëra të bllokuar në rrënoja dhe tunele, shkon në 900 numri i të plagosurve në Tajvan

Shkruar nga Newsbomb
Dhjetëra të bllokuar në rrënoja dhe tunele, shkon në
Ekipet e shpetimit

Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë duke vijuar në Tajvan, pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi vendin, duke vrarë të paktën 9 persona si dhe duke plagosur më shumë se 900 të tjerë.

Sipas mediave të huaja mësohet se rreth 127 persona janë të bllokuar në tunelet e shembura si dhe në rrugët malore përgjatë vijës bregdetare.

Epiqendra  tërmetit ishte 18 km në jug të qytetit Hualien, por lëkundjet e forta u ndjenë gjatë gjithë rrugës në kryeqytetin Taipei, më shumë se 100 km larg. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Tajvanin në 25 vjet.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan në Hualien, ku ndërtesat u shkatërruan, rrugët u bllokuan dhe linjat e trenave u ndërprenë, duke lënë kështu rajonin e largët edhe më të shkëputur nga pjesa tjetër e Tajvanit.

Dhjetëra të bllokuar në rrënoja dhe tunele, shkon në
Ndërtesat u dëmtuan nga tërmeti më i fortë që goditi Tajvanin në 25 vjet

Një nga banorët e zonën, përshkroi për BBC momentet e tmerrit kur gjithçka në banesën e tij si dhe toka poshtë këmbëve të tij po lëkundej.

“Sapo u ngrita nga shtrati një raft rrobash dhe një dollap u rrëzuan. Lëkundjen vijuan të ishin më të forta. U ula dhe po prisja që gjithçka të mbaronte”, tha ai.

Nga pamjet e shpërndara me shpejtësi nëpër media si dhe nëpër rrjetet sociale shiheshin dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti. Përgjatë vijës bregdetare, me rrugët e ngushta dhe gjarpëruese dhe tunelet e çara në shkëmbinj, dhjetëra persona vijojnë të jenë të bllokuar. Rruga është e njohur për turistët, e njohur për pamjen e saj spektakolare nga malet përtej Oqeanit Paqësor. Por njihet edhe për rrëshqitjet masive të dheut.

Operacionet e shpëtimit për të arritur 77 personat e bllokuar në tunelet Jinëen dhe Qingshui përgjatë rrugës në Hualien po vazhdojnë, Fotot tregojnë se si rruga jashtë tunelit Qingshui thjesht ka rënë. Është e paqartë se për sa kohë ata që janë brenda do të jenë të bllokuar, dhe nëse kanë apo jo ushqim dhe ujë, apo mund të komunikojnë me botën e jashtme.

Dhjetëra të bllokuar në rrënoja dhe tunele, shkon në

Më tej në veri, Taipei, gjithashtu u trondit nga tërmeti i fuqishëm. Në pamje shihen qartë ndërtesat e shembura si dhe njerëzit të cilët po evakuohen me shpejtësi nga autoritetet.

Stacionet televizive lokale transmetuan video të automjeteve të thyera. Ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të internetit u raportuan në të gjithë ishullin. 

Dhjetëra të bllokuar në rrënoja dhe tunele, shkon në
Demet e shkaktuara nga termeti

Tajvani, shtëpia e 23 milionë njerëzve, është kryesisht malore në lindje, ku ndodhet Hualien. Është një zonë me popullsi të rrallë, shtëpi e fiseve indigjene. Për pjesën më të madhe të historisë së saj, zona ka qenë plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e Tajvanit për shkak të maleve të larta.

Por që nga vitet 1930, qeveria ka ndërtuar rrugë nga faqja e shkëmbinjve dhe tunele që lidhin zonën me pjesën tjetër të ishullit, megjithatë ende konsiderohet një vend i vështirë për t'u arritur, gjë që po vështirëson edhe punën për ekipet e shpëtimit .

Këto janë rrugë mahnitëse që i çojnë vendasit dhe turistët në Parkun Kombëtar Taroko, i quajtur sipas një gryke historike, pak jashtë Hualien, i cili konsiderohet të jetë një nga mrekullitë natyrore të Azisë. Tre nga personat që humbën jetën si pasojë e tërmetit të sotëm ishin alpinistë të cilët ndodheshin në një shteg atje dhe 50 nga ata që janë bllokuar janë staf që po transportoheshin në një hotel.

Tërmeti i së mërkurës goditi në orën 07:58 me orën lokale (23:58 GMT) në një thellësi prej 15.5 km dhe shkaktoi të paktën nëntë pasgoditje me magnitudë 4 ose më të madhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese