Hapësire reklamuese

Bota

Detyrohen të lypin e të shesin drogë, shqiptarët “skllavë modernë” në Britani

Shkruar nga Newsbomb
Detyrohen të lypin e të shesin drogë, shqiptarët
Foto ilustruese

BBC ka publikuar një raport ku thuhet se 15 raste të “skllavërisë moderne” regjistrohen në Oxfordshire çdo muaj.

Koordinatorja kundër skllavërisë së qarkut, Nicola Bell, është shprehur se shumë gra shrytëzohen për prostitucion. Po ashtu në këtë raport “skllavëri moderne” nënkupton persona që detyrohen të punojnë si prostituta, të lypin apo shesin drogë.

Në një raport për Këshillin e Qytetit të Oksfordit, ajo tha se 379 raste u regjistruan midis janarit 2022 dhe dhjetorit 2023.

Po ashtu Justine Carter, drejtore e organizatës bamirëse kundër skllavërisë, e cila operon një linjë ndihmëse, tha se numrat mund të jenë edhe më të lartë.

Sakaq, ndër të tjera thuhet se shumica e personave të cilësuar si “skllevër modernë”, ishin britanikë, shqiptarë ose rumunë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese