Miliarderi Elon Musk ka bërë një deklaratë të bujshme duke quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz një “budalla”, pasi koalicioni i tij trepartiak u shpërbë.
Duke iu përgjigjur një postimi që i referohej kolapsit të qeverisë së Scholz, Musk tha në gjermanisht: " Olaf ist ein Narr ". Përkthyer do të thotë: "Olafi është budalla".
Prej kohësh Musk është kryefjalë e medias pasi luajti një rol kryesor në në fushatën fitimtare të Donald Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka treguar se do të shpërblente mbështetësin e tij miliarder, duke u zotuar në një fjalim në shtator të krijojë një komision qeveritar të efikasitetit të kryesuar nga Musk nëse ai fitonte zgjedhjet.
Sondazh
Poll