Hapësire reklamuese

Bota

Deri në 6 mijë dollarë për ti shpëtuar rekrutimit, të rinjtë ukrainas arratisen nga frika e luftës

Shkruar nga Newsbomb

Deri në 6 mijë dollarë për ti shpëtuar rekrutimit,

Në kufirin perëndimor të Ukrainës po zhvillohet një luftë ndryshe. Shumë të rinj ukrainas po luftojnë me autoritetet vendase që ti shpëtojnë rekrutimit në luftë. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa video, ku shikohen se si autoritetet ukrainase kapin disa nga të rinjtë që kanë tentuar që të largohen në kufirin me Rumaninë dhe i detyrojnë ato që të sprapsen.  

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, tarifat që paguajnë këta të rinj për t’u larguar nga vendi arrin që të kap shifrën deri në 6 mijë dollarë, ndonëse për disa arratisja nuk rezulton e sukseshme.

Për të rinjtë ukrainas, largimi është parë si një zgjidhje për të mos u futur në procesin e rekrutimit, e ndërsa shtojnë se nuk e shohin si tradhti ndaj kombit por si një mënyrë për të jetuar në paqe.

“Unë nuk jam i pafe. Shumë nga miqtë e mi tashmë janë larguar. Kushdo që ka mundësi, largohet. Kam nevojë për paqe, më së shumti për mua”, thotë një i ri ukrainas.

Nga ana tjetër edhe personat që bëjnë të mundur daljen e tyre nga kufijtë në mënyrë të paligjshme, e shohin veten si shpëtimtarë të të rinjve dhe jo si trafikantë.

“Këta njerëz nuk janë gati të vdesin. Dhe të rinjtë nuk janë gati të varrosen të gjallë. Shumë vijnë tek ne për ndihmë”, tha një nga trafikantët që siguron daljen e djemve të rinj jashtë kufirit të Ukrainës.

Kujtojmë që Ukraina ka nevoja të mëdha për ushtarë, ndërsa gjatë kësaj kohe Presidenti Zelensky po ndërmerr reforma nga më të ndryshmet për të rritur numrin e ushtarëve, përfshirë këtu edhe reformën në ushtri për uljën e numrit të moshës së rekrutimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese