Hapësire reklamuese

Bota

Deputeti i opozitës godet kolegun, Kuvendi i Gjeorgjisë kthehet në arenë boksi

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i opozitës godet kolegun, Kuvendi i Gjeorgjisë kthehet
Foto nga përplasja

Politikanët gjeorgjianë janë përplasur në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet synonin të votonin një projekt-ligj të diskutueshëm për "agjentët e huaj". Ligj ky që ka shkaktuar protesta në vend, por edhe që është kritikuar nga vendet perëndimore.

Gjatë një debati, në një moment Mamuka Mdinaradzen, kreun i partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, është goditur me grusht nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili.

E teksa Elisashvili goditi Mdinaradzen që po fliste në foltoren e Kuvendit, një përpasje më e gjërë është shënuar mes deputetëve. Kjo ka bërë që pamjet të ndërpriten, ndërsa është dashur ndërhyrja e gardës që të rikthente normalitetin në sallë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese