Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se mund të dorëhiqej, pasi është ngritur një hetim për korrupsion ndaj bashkëshortes së tij, Begonja Gomez. Mbështetësit e tij menjëherë u mobilizuan dhe mbushën rrugët e Madridit për të kundërshtuar këtë vendim dhe për t’i kërkuar kryeministrit që të qëndrojë në detyrë.
Zëvendës kryeministrja e Spanjës, Maria Jesus Montero, se edhe ajo si protestuesit mendon se Sanchez ka aftësi për të udhëhequr Spanjën:
“Një mesazh që do të kalojë muret e kësaj dhome me njerëz dhe që do të reflektojë ndjenjat e miliona qytetarëve progresivë në këtë vend. Kryeministër, qëndro! Pedro, qëndro! Ne jemi me ty”,- u shpreh ajo.
Sondazh
Poll