Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz ka lëshuar deklaratën e fortë. Përmes një postimi në platformën “X”, Katz tha se Irani po ngjall terror në Suedi përmes bandave kriminale. Sipas tij Agjencia Suedeze e Sigurisë së Brendshme akuzoi Iranin për përdorimin e rrjeteve kriminale të krijuara në Suedi si një përfaqësues për të synuar interesat izraelite ose hebrenjve në vendin skandinav.
Gjithashtu, zyrtari iranian ngriti shqetësimin se Irani do të shtrijë “tentakulat” në të gjithë europën dhe është duke planifikuar një valë të madhe sulmesh në Evropë, para Lojërave Olimpike në Francë të cilat do të zhvillohen në periudhën 26 korrik-11 gusht.
“Irani po vepron terror në Suedi përmes bandave kriminale dhe po planifikon një valë të madhe sulmesh në Evropë përpara @Paris2024 Lojërat Olimpike në Francë. @khamenei_ir është mbështetësi më i madh në botë i terrorizmit. Ne duhet ta ndalojmë atë tani para se të jetë tepër vonë”, tha ai.
Iran is operating terror in Sweden through criminal gangs and planning a major wave of attacks in Europe ahead of the @Paris2024 Olympics in France. @khamenei_ir is the world's biggest supporter of terrorism. We must stop him now before it's too late.@TobiasBillstrom pic.twitter.com/zTbat6Bgxp
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) May 30, 2024