Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dëgjohen sirena në Tel Aviv, teksa Hamasi thotë se ka gjuajtur raketa nga Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Dëgjohen sirena në Tel Aviv, teksa Hamasi thotë se ka gjuajtur
 

Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të parë pas disa muajsh, teksa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se ka gjuajtur një breshëri raketash nga Gaza.

Krahu ushtarak i Hamasit përgjegjësinë për sulmin, përderisa në Gazën qendrore janë dëgjuar zhurma të lëshimit të raketave.

Ushtria izraelite tha se tetë predha kaluan në territorin e Izraelit, pasi u lëshuan nga qytetin Rafah, në jug të Gazës, ku forcat izraelite së fundi kanë nisur një ofensivë.

Ushtria izraelite tha se “një numër” i raketave janë rrëzuar.

Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur ka nisur luftën me Izraelin më 7 tetor.

Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga breshëria e fundit e raketa e lëshuar nga Hamasi.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë.

Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin që të zhdukë Hamasin, i cili udhëheq këtë territor./ REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese