Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Debati mbi emërtimin e Gjirit të Meksikës, Donald Trump ndalon hyrjen e gazetarëve të AP në Zyrën Ovale dhe Air Force One

Shkruar nga Newsbomb
Debati mbi emërtimin e Gjirit të Meksikës, Donald Trump ndalon
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar ndalimin e gazetarëve të Agjencisë së lajmeve "Associated Press" të hyjnë në Zyrën Ovale apo dhe në Air Force One, pas refuzimit nga ana e tyre e përdorimit të emrit të ti për Gjirin e Meksikës, tashmë emëruar nga presidenti Donald Trump në “Gjiri i Amerikës”.

Lajmi u bë i ditur nga zëvëndës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Taylor Budowich nga një reagim në rrjetin social “X”, teksa shkruan se: “Associated Press vazhdon të injorojë ndryshimin e ligjshëm gjeografik të emrit të Gjirit të Amerikës. Ky vendim nuk është vetëm përçarës, por ekspozon edhe angazhimin e Associated Press ndaj keqinformimit”.

Reagimi i plotë i Taylor Budowich:

Associated Press vazhdon të injorojë ndryshimin e ligjshëm gjeografik të emrit të Gjirit të Amerikës. Ky vendim nuk është vetëm përçarës, por ekspozon edhe angazhimin e Associated Press ndaj keqinformimit.

Ndërsa e drejta e tyre për raportim të papërgjegjshëm dhe të pandershëm mbrohet nga Amendamenti i Parë, ai nuk siguron privilegjin e tyre për akses të papenguar në hapësira të kufizuara, si Zyra Ovale dhe Air Force One. Në vijim, ajo hapësirë ​​tani do të hapet për mijëra gazetarë të cilëve u është ndaluar të mbulojnë këto zona intime të administratës. Gazetarët dhe fotografët e Associate Press do të ruajnë kredencialet e tyre në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

“Associated Press” në një reagim të mëparshëm nuk ka refuzuar të pranojë ndryshimet e fundit të Trump, por nuk ka pranuar t’i referohet në raportime “Gjirit të Meksikës” me emërtimin e ri “Gjiri i Amerikës”.

Gjiri i Meksikës e ka mbajtur këtë emër për më shumë se 400 vjet. Associated Press do t'i referohet asaj me emrin e tij origjinal, ndërkohë që do të pranojë emrin e ri që Trump ka zgjedhur. Si një agjenci globale e lajmeve që shpërndan lajme në mbarë botën, AP duhet të sigurojë që emrat e vendeve dhe gjeografia të jenë lehtësisht të njohura për të gjithë audiencën,” ka thënë Associated Press.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese