Hapësire reklamuese

Bota

Burrë e grua rrisnin marijuanën në Spanjë, arrestohet çifti i shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Burrë e grua rrisnin marijuanën në Spanjë, arrestohet
Pamje nga platacioni

Agjentët e Policisë spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë në qytetin Ador, Valencia.

Sipas mediave të huaja mësohet se efektivët gjetën dhe sekuestruan 809 bimë me peshë totale 177 kilogramë si dhe arrestuan çiftin e shqiptarëve. Në pranga ra një 22-vjeçare si dhe partneri i saj 27-vjeçar si autorët kryesorë të dyshuar për kultivim lëndësh narkotike si dhe për mashtrim me energjinë elektrike.

Hetimet, të kryera nga agjentët e Brigadës së Policisë Gjyqësore Vendore të Komisariatit Kombëtar të Policisë Gandia (Valencia), nisën pasi mësuan në fillim të muajit të kaluar se një shtëpi në qytetin Ador mund të kultivohej drogë.

Policia vendosi një aparat survejimi në afërsi të pronës, në të cilën mundi të verifikonte se përreth banesës kishte një aromë të fortë, karakteristike e marijuanës. Pas hetimeve efektivët spanjollë mësynë në banesë ku dhe bënë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike si dhe arrestimin e çiftit shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese