Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Bota nuk ka pse të ketë frikë nga regjimi i ri”, kreu i rebelëve sirianë: Siria po shkon drejt stabilitetit dhe zhvillimit

Shkruar nga Newsbomb
“Bota nuk ka pse të ketë frikë nga regjimi i ri”,
Abu Mohammed al Jolani

Abu Mohammed al Jolani, udhëheqësi i forcave rebele dhe i betuari si kryeministri i i ri i Sirisë, i është drejtuar gjatë ditës së sotme vendit nga një prononcim i bërë për mediat ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ai thotë se bota nuk kanë pse i tremben më Sirisë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

 Al Jolani në një pronocim për Sky News, ka thënë se Siria po shkon drejt rindërtimit dhe zhvillimit. Ai vijon duke treguar se qëllimi i tij është vendosja e stabilitetit në vend, për t;i risjellë njerëzve paqe të cilët janë të rraskapitur nga lufta.

"Frika e tyre është e panevojshme, me dëshirën e Zotit. Njerëzit janë të rraskapitur nga lufta. Pra vendi nuk është gati për një tjetër dhe nuk do të hyjë në një tjetër.

Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik," ka thënë Abu Mohammed al  Jolani për Sky News.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese