Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Bota në alarm për shpërthimin e virusit HMPV, rritet ndjeshëm numri i personave të infektuar në SHBA

Shkruar nga Newsbomb

Bota në alarm për shpërthimin e virusit HMPV, rritet

Ekspertët ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime mbi shpërthimin e virusit, duke i bërë thirrje Kinës të tregohet më transparente.

Virusi ka mbingarkuar spitalet dhe ka nxitur frikë të qytetarët  pasi ka një ngjashmëri me shpërthimin e COVID-19 në vitin 2019. Raportet tregojnë se virusi është duke u përhapur dhe në SHBA. Dyshohet se shpërthimi i virusit në Kinë është i lidhur me metapneumovirusin njerëzor (HMPV), një virus relativisht i panjohur që zakonisht shkakton simptoma të lehta si hundë të bllokuar, dhimbje koke, dridhje dhe lodhje.

Shqetësimet globale janë rritur ndërsa SHBA po përjeton një rritje të ndjeshme të rasteve të HMPV. Testet pozitive janë dyfishuar gjatë muajit dhjetor, sipas të dhënave më të fundit nga CDC (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve).

Gjatë javës së fundit të dhjetorit, janë raportuar afro 300 raste pozitive, megjithëse CDC deklaroi se situata “aktualisht nuk është shqetësuese” për SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed