
Zyra e Protokollit të Sekretariatit të Shtetit të Vatikanit raporton se aktualisht janë 130 delegacione të konfirmuara për funeralin e Papa Françeskut, të shtunën në mëngjes, duke përfshirë rreth 50 krerë shtetesh dhe 10 sovranë në fuqi.
Mirëpo, kjo prezencë e lartë në lamtumirën e fundit të Atit të Shenjtë ka shkaktuar “dhimbje koke” për organizaorët e sigurisë.
Mediat italiane raportojnë se detaje nga ngjarja e së shtunës, ku siç duket siguria do të jetë në nivelet më maksimale. Sisteme anti-drone, avion Eurofighters dhe një luftëanije shkatërruese do të jenë në gatishmëri.
Ministria e Mbrojtjes së Italisë do të kontribuojë gjithashtu në planin e sigurisë për ceremoninë mortore të Papa Françeskut, ku do të marrin pjesë delegacione dhe përfaqësues nga e gjithë bota.
Sipas asaj që mësohet, përveç sistemeve të afta për bllokimin dhe lëshimin e dronëve, forcat e armatosura - me koordinimin e Covi - do të vënë në dispozicion edhe një shkatërrues në brigjet e Fiumicino dhe avionë luftarakë për të garantuar sigurinë ajrore në qiejt e të gjithë rajonit.
Kortezhi funeral që do të shoqërojë trupin e Papës, pas varrimit, nga Bazilika e Shën Pjetrit në Bazilikën e Santa Maria Maggiore do të jetë "me ritmin e ecjes për të lejuar njerëzit ta përshëndesin". Kështu deklaroi drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili shtoi se do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv që do të ndalet në hyrje të bazilikës Marian sepse varrimi do të jetë një ngjarje private.
Papa Françesku vdiq të hënën, më 21 prill, në orën 7:35 të mëngjesit, për shkak të një goditjeje në tru. Varrimi do të bëhet të shtunën më 26 prill në orën 10:00. Dje trupi i papës u dërgua në bazilikën e Shën Pjetrit dhe mijëra besimtarë ishin në radhë për t'i bërë nderimet e fundit Françeskut.