Hapësire reklamuese


Bota

Borell bën deklaratën e fortë: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë edhe Ballkanin!

Shkruar nga Newsbomb
Borell bën deklaratën e fortë: Konfliktet do dalin jashtë
Përfaqësuesi i lartë i BE për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell ka bërë deklaratën e fortë ku paralajmëron se Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj, dhe këto konflikte do dalin jashtë kontrollit, përfshirë edhe Ballkanin.

Këto deklarata Borell i ka bërë në Forumin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schuman në Bruksel, ku paralajmëroi se disa nga këto kriza mund të përshkallëzohen në një konfrontim të madh global në një kohë kur bota është bërë multipolare dhe sistemi shumëpalësh që supozohet të ruajë paqen, është dobësuar thellësisht.

Ne europianët po përballemi me dy luftëra brutale në afërsi të kufijve tanë dhe situata të tjera që lehtësisht mund të përshkallëzohen në Libi, në Sahel, në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, e po kështu shohim me shqetësim konfliktet në Sudan, në Detin e Kinës Jugore, apo bandat dhe kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore. Çdo konflikt, çdo krizë kudo prek çdo vend tjetër në botë”, - tha Borell duke theksuar se po rrezikohen të mirat publike.

Ai shtoi se edhe institucionet që janë thelbi i sistemit të Kombeve të Bashkuara, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), mund të dobësohen pasi vendimet kanë nisur të zhvlerësohen dhe mos respektohen.

Nëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk respektohen, bota do të jetë në një situatë shumë më të keqe. Dhe ne nuk do të mund t’i drejtohemi më asaj, sepse nuk do të ketë vlerë”- tha kryediplomati europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese