Hapësire reklamuese

Bota

Blinken në Ukrainë, "zhvishet" nga detyra zyrtare për të dhuruar performancë muzikore

Shkruar nga Newsbomb
Blinken në Ukrainë, "zhvishet" nga detyra zyrtare për
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka qenë për një vizitë disa ditore në Kiev, ku është takuar me udhëheqësit kryesorë të Ukrainës.

Kryediplomati amerikan, Blinken si rrallëherë më parë në vizitat e tij në vendet e tjera, duket se këtë herë ka vendosur të zhvishet nga detyra e tij zyrtare dhe të dhurojë një performancë muzikore, me qëllimin për të lehtësuar sadopak zemrat dhe shpirtin e ukrainasve.

 “Rockin in the Free World” i Neil Young ishte kënga që sekretari Blinken performoi me kitarë në një bar të Kievit.

Kryediplomati amerikan mori një kitarë në dorë për të dhënë një mesazh për Ukrainën dhe botën me një performancë të një melodie klasike nga këngëtari kanadezo-amerikan Neil Young.

Unë e di që kjo është një kohë e vështirë për ushtarët, për qytetarët, praktikisht në Kharkivin verior janë duke vuajtur tmerrësisht shumë nga kjo luftë. Por ato dhe ju duhet të dini që Shtetet e Bashkuara janë me ju. Shumë vende janë me ju, dhe ato po luftojnë jo thjesht për një Ukrainë të lirë por edhe për një botë të lirë”,- tha Blinken gjatë performacës muzikore.

Antony Blinken bëri një vizitë të papritur në kryeqytetin ukrainas të shkatërruar nga lufta këtë javë si një shenjë e mbështetjes së vazhdueshme për aleatin e SHBA-së mes sulmeve të intensifikuara me raketa ruse. Të martën, ai doli në skenë në barin Barman Dictat për të performuar me një grup të quajtur 19.99.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese