Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Blinken konferencë të përbashkët me Xi Jinping: Marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës janë drejt përmirësimit

Shkruar nga Newsbomb

Blinken konferencë të përbashkët me Xi Jinping:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare disa ditore. Gjatë një konference të përbashkët me presidentin kinez Xi Jinping, Blinken theksoi rëndësinë e partneritetit midis vendeve. Sipas tij, Kina dhe SHBA kanë bërë një progres të dukshëm në fushën e përmirësimit të mardhënieve diplomatike, teksa shton se nevojitet që të jenë të qartë në fushat ku kanë dallime, për të shmangur keqkuptimet e mundshme që mund të sjellin probleme më të mëdha më vonë.  

“Nuk ka asnjë zëvendësim, sipas gjykimit tonë, për diplomacinë ballë për ballë në mënyrë që të përpiqemi të ecim përpara, por gjithashtu të sigurohemi që të jemi sa më të qartë për fushat ku kemi dallime, për të shmangur keqkuptimet, si dhe për të shmangur llogaritjet e gabuara”.

“Kjo është me të vërtetë një përgjegjësi e përbashkët që ne kemi jo vetëm për njerëzit tanë, por për njerëzit në mbarë botën duke pasur parasysh ndikimin që marrëdhëniet midis vendeve tona kanë në mbarë botën,”- tha Blinken.

Homologu i Blinken, Wang Yi pranoi se marrëdhënia midis dy vendeve ka filluar të stabilizohet, por ajo ende po testohet nga faktorë negativë, që po tentojnë të minojnë hera-herës këtë mardhënie.  Ai përcaktoi ato që ai i quajti  vijat e kuqe të Kinës për sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin e saj, duke paralajmëruar SHBA që të mos shkelin mbi to.

Kujtojmë që Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar këtë të mërkurë një një projekt-ligj që i jep pronarit kinez të TikTok ByteDance nëntë muaj për të shitur aksionet e tij në aplikacion ose do të ndalohet në SHBA. Sipas ekspertëve, midis Kinës dhe SHBA-së po zhvillohet një luftë e ftohtë që duket se ka prekur kryesisht fushën e teknologjisë, si dhe bizneset.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese