Hapësire reklamuese

Bota

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën 10-vjeçari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Bie aksidentalisht në pus, humb jetën 10-vjeçari në Itali
Foto nga vendi i ngjarjes

Një djalë 10-vjeçar vdiq pasi ra në një pus rreth 15 metra i thellë dhe gjysmë i mbushur me ujë, në një zonë fshati pranë qytetit të Palazzolo Acreide, në zonën e Sirakuzës.

Mësohet se aty po zhvillohet një kamp veror për fëmijët me aftësi të kufizuara i organizuar nga një kooperativë. Ai po qëndronte sipër llamarinës që mbulonte një pus artezian, por fatkeqësisht u rrëzua. Fëmija ka përfunduar në ujë dhe është mbytur.

Në pus është rrëzuar edhe një grua, e cila pasi ka vërejtur rënien është ulur me litar për të kontrolluar nëse fëmija ishte aty dhe për ta shpëtuar. Gruaja gjithashtu ishte bllokuar në pus dhe u shpëtua nga zjarrfikësit. Ajo aktualisht ndodhet e shtruar në spital në gjendje shoku me mavijosje dhe probleme me frymëmarrjen. Trupi i djalit të vogël u gjet nga zhytësit pa shenja jete. 

Tragjedia ndodhi pothuajse saktësisht 43 vjet pas tragjedisë së Alfredino Rampit, fëmijës që më 10 qershor 1981 ra dhe u bllokua në një pus artezian në fshatin Vermicino (fraksion i Frascati, Romë). Ai qëndroi atje për tre ditë, para fundit të tij tragjik. Historia tronditi të gjithë Italinë dhe ishte një nga rastet e para të lajmeve të ndjekura në kohë reale në televizionin kombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese