Hapësire reklamuese

Bota

Biden uron Trump për ditëlindje: Një këshillë si plaku-plakut, mosha është veç një numër

Shkruar nga Newsbomb
Biden uron Trump për ditëlindje: Një këshillë si
Joe Biden dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar ish-Presidentin Donald Trump dhe njëkohësisht kundërshtarin e tij politik për ditëlindjen e 78-të.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Biden i kushtoi disa fjalë urimi Trump, ndërsa i dha edhe një këshillë si dy persona të së njëjtës gjeneratë se mosha është vetëm një numër.

Gëzuar ditëlindjen e 78-të, Donald. Merre si një këshillë nga një plak- plakut: Mosha është vetëm një numër. Megjithatë, këto zgjedhje janë një zgjedhje!- përfundoi Biden shkrimin e tij.

Krahas shkrimit, Biden shpërndau edhe një video që i paraprin zgjedhjeve presidenciale të tetorit, teksa krahasonte arritjet dhe sukseset e tij si lider i SHBA-së me komentet që Trump ka bërë për ecurinë e tyre.

Donald Trump festoi ditën e djeshme, 78 vjetorin e tij, ndërsa është kandidat për së dytin herë në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tashmë 81-vjeç do të garojë përballë Trump, ndërsa mosha e tyre është parë si një faktor kryesor për shumë votues gjatë fushatave presidenciale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese