Edhe pse thirrjet nga perëndimi dhe SHBA, për ndalimin e sulmeve në Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu nuk tërhiqet.
Së fundmi ai ka paralajmëruar se po përgatiten për sulme edhe jashtë Gazës.
Këto përgatitje vinë pasi u tha se do të ketë një sulm të mundshëm iranian si hakmarrje për vdekjen e zyrtarëve të lartë iranianë.
“Kushdo që na bën keq, ne do të hakmerremi. Ne jemi të përgatitur të plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, - deklaroi Netanyahu.
Izraeli po përgatitet për një hakmarrje të mundshme nga Irani pasi ushtarët izraelitë vranë një gjeneral të lartë dhe 6 oficerëve të tjerë në një sulm ajror në kompleksin e ambasadës iraniane në Damask, më 1 prill.
Deklaratat e Netanyahut erdhën sot pasi trupat izraelite dhe avionët luftarakë nisën një operacion gjatë natës në Gazën qendrore. Sipas ushtrisë, qëllimi ishte shkatërrimi i infrastrukturës së grupeve të armatosura palestineze