Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë mbështetje të palëkundur për Izraelin që tí rezistojë kërcënimeve që vijnë nga Irani.
Biden paralajmëroi se Irani po kërcënon Izraelin që do të kryejë një “sulm të madh” ndaj tij si shenjë hakmarrje ndaj sumit që u bë në konsullatën Iraniane pak javë më parë, për të cilin Teherani bëri përgjegjës Izraelin.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur sigurinë e Izraelit”,- tha Biden.
Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se sulmi i Izraelit në Damask ishte i barasvlershëm me një sulm kundër vetë Iranit.
“Kur ata e sulmuan zonën e konsullatës sonë, ishte sikur të sulmonin territorin tonë”, tha Ali Khamenei në një dalje televizive.
Ayatollah paralajmëroi se ky veprim i Izraelit duhet të ndëshkohet dhe kjo do të jetë vepër e kryer shumë shpejt në të ardhmen e afërt tha lideri iranian Ayatollah Ali Khamenei .
“Regjimi i lig duhet të ndëshkohet, dhe do të ndëshkohet”, paralajmëroi ai.
Sipas mediave të huaja, në një raport të inteligjencës amerikane është lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese.
Nuk dihet vendi e as koha e sulmit të mundshëm, por mundësitë janë të larta që të goditet një ndërtesë diplomatike.
Ndërsa Biden nga ana tjetër është zotuar që do ta mbështesë Izraelin .
“Siç i thashë kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, përkushtimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit kundër këtyre kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, është i palëkundshëm. Më lejoni ta them prapë: I palëkundshëm”,- tha Presidenti i SHBA-së Joe Biden.