Hapësire reklamuese

Bota

Biden dhe Xi diskutojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë, pranojnë tensionet për çështjen e Tajvanit

Shkruar nga Newsbomb

Biden dhe Xi diskutojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë,

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë biseduar në lidhje telefonike për të ulur tensionet e ngritura midis 2 vendeve. Gjatë bisedës, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve në luftën kundër narkotikëve dhe për të marrë masa kundrejt ndryshimeve klimaterike.

Ndërkohë në reagimin zyrtar të mediave kineze, thuhet se midis presidentëve kishte edhe  mosmarrëveshje, si ato në lidhje me çështjet ekonomike dhe Tajvanin.

Lidhur me çështjet ekonomike, presidenti i Kinës i cilësoi si sulm ndaj ekonomisë kineze, sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj kompanive me origjinë kineze.

"Nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin të shtypin zhvillimin e teknologjisë së lartë të Kinës dhe t'i privojnë Kinës të drejtën e saj legjitime për zhvillim, ne nuk do të rrimë duarkryq," tha udhëheqësi kinez, sipas një përmbledhjeje të medias shtetërore kineze.

Përsa i përket çështjes së Tajvanit, Biden theksoi se ndihma për Tajvanin është shumë e rëndësishme, pasi nevojitet ruajtja e stabilitetit dhe paqes përgjatë ngushticës së Tajvanit.

Për presidentin kinez Xi Jinping, ndërhyrja e SHBA-së në detin e Kinës Jugore është “vijë e kuqe”. Sipas tij mbështetja e Uashingtonit për Tajvanin tregon sulm ndaj politikave të shtetit kinez.

Ndërsa Biden nëpërmjet një postimi në platformën X, pranoi pikat e tensioneve që kishin me homologun e tij kinez, por nga ana tjetër, e shikon si premtuese përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Mezi pres të menaxhoj me përgjegjësi marrëdhëniet tona në javët dhe muajt në vijim”, shkroi Biden në X.

Të dy presidentët u takuan më parë në nëntor në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec) në San Francisko, Kaliforni, ku ranë dakord të trajtojnë ndryshimet klimatike dhe trafikimin e fentanilit.

Takimi u konsiderua gjerësisht si një përpjekje për të ulur tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit pasi një avion luftarak amerikan rrëzoi një balonë të supozuar spiun kinez në brigjet e SHBA-së vitin e kaluar.

Diskutimi i dy liderëve, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se preku përsëri ndryshimet klimatike dhe trafikun e drogës, vjen përpara disa ngjarjeve që mund të jenë vendimtare për marrëdhëniet SHBA-Kinë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese