Presidenti Joe Biden ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një shakaje të papritur gjatë një diskutimi për zjarret që kanë përfshirë Los Anxhelosin. Reagimi i Zëvendës Presidentes Kamala Harris ndaj këtij momenti ka bërë xhiron e internetit.
Gjatë një fjalimi ku fliste për mbështetjen që qeveria federale do t’i ofrojë autoriteteve lokale për përballimin e zjarreve, Biden i kaloi mikrofonin Harris, e cila vjen nga Kalifornia dhe ka përjetuar nga afër situata të ngjashme.
“Zonja Zëvendës Presidente, e di që ju jeni prekur personalisht nga zjarret, kështu që flisni ju… pa dashur të bëj shaka,” tha Biden duke përdorur shprehjen “fire away”, një lojë fjalësh që u pa si e papërshtatshme për temën.
Harris, e habitur, ndaloi për një moment dhe tha me seriozitet: “E vërtetë.”
Joe Biden accidentally makes a fire-related pun towards Kamala Harris at an LA wildfire briefing.
— Pop Base (@PopBase) January 10, 2025
(????: CSPAN) pic.twitter.com/CRS202XqF7