
Zgjedhjet parlamentare në Francë do të mbahen dy ditë përpara se ekipi kombëtar i futbollit të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e kampionatit Euro 2024 në Gjermani.
Faza e parë e zgjedhjeve përfundoi me një fitore të thellë të së djathtës ekstreme, ndërsa duhet të themi se edhe parashikimet e sondazheve pohojnë se mund të ndodhë sërish e njëjta gjë dhe Franca të qeveriset nga partia e së djathtës ekstreme, ajo e Le Pen.
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, në një intervistë të dhënë së fundmi, i cilësoi rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë si “katastrofike” dhe u kërkoi votuesve të dalin masivisht dhe ta shmangin kërcënimin e një qeverie të kontrolluar nga Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen.
Sipas The Guardian, Mbappe paralajmëroi se vendi duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të siguruar që partia e së djathtës ekstreme, anti-imigracion të mos jetë në gjendje ta marrë pushtetin, në atë që është bërë një betejë e trazuar politike.
“Është një situatë urgjente. Nuk mund ta lëmë vendin tonë të bjerë në duart e këtyre njerëzve. Është e ngutshme. Ne i pamë rezultatet, është katastrofike. Ne me të vërtetë shpresojmë se do të ndryshojë, që të gjithë do të mblidhen së bashku, do të shkojnë të votojnë dhe të votojnë për partinë e duhur”,- është shprehur Mbappe.
Megjithatë, deklaratat e tij duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Le Pen. Në një intervistë të dhënë për CNN të premten e 5 korrikut, ajo tha se pavarësisht se është një futbollist shumë i mirë, Mbappe nuk mund t’ju japë leksione se si të votojnë qytetarëve francezë.
“Francezët janë të ngopur me leksionet dhe këshillimin se si të votojnë”,- tha Le Pen në intervistë.
Sondazh