Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

BE kunder tarifave të SHBA: Do reagojmë për të mbrojtur për interesat e bizneseve dhe Konsumatorëve Evropianë

Shkruar nga Newsbomb
BE kunder tarifave të SHBA: Do reagojmë për të mbrojtur
Fotografi ilustruese

Komisioni Evropian ka reaguar me forcë ndaj kërcënimeve të SHBA për të vendosur tarifa të reja për aluminin dhe çelikun e importuar, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe ekonomikisht të dëmshme.

Sipas deklaratës së Komisionit, BE-ja do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj, duke siguruar që bizneset, punëtorët dhe konsumatorët evropianë të mos preken nga këto masa të pajustifikuara.

"BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave për eksportet e saj. Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara. Vendosja e tarifave do të ishte e paligjshme dhe ekonomikisht kundërproduktive, veçanërisht duke pasur parasysh zinxhirët e prodhimit të integruar thellë që BE dhe SHBA krijuan përmes tregtisë dhe investimeve transatlantike”, - thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

Këto komente vijnë pas deklaratës të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi se do të vendosë një tarifë prej 25% për çdo import çeliku dhe alumini në SHBA, pa specifikuar nëse kjo do të përfshinte eksportet evropiane. Ky veprim është pjesë e politikave të tij më të fundit, ku ai ka njoftuar tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, dhe tani ka treguar se do të synojë edhe Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se çdo veprim i njëanshëm nga SHBA-ja do të dëmtonte jo vetëm marrëdhëniet tregtare, por edhe do të përkeqësonte qëndrueshmërinë ekonomike të të dyja palëve, në një periudhë tashmë të pasigurt në ekonominë globale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese