Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

BE kërkon rinisjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë

Shkruar nga Newsbomb
BE kërkon rinisjen e negociatave për anëtarësimin e
Presidenti i Turqisë, Erdogan me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të nisë rihapjen e negociatave me Turqinë, pas një kohe të gjatë ngecje në bashkëbisedimet midis tyre.

Në deklaratën e miratuar në Bruksel nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, thuhet se Turqia është një vend me interes strategjik, për një mjedis të qëndrueshëm në pjesën lindore të Mesdheut dhe është i interesuar për marrëdhënie me përfitime reciproke.

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, Turqia nuk është një partner i lehtë për të negociuar, por një partner me rëndësi startegjike dhe i vlefshëm për shumë çështje që lidhen me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

 “Turqia nuk është gjithmonë një partner i lehtë, por është një partner i rëndësishëm strategjik. Kjo vlen për shumë, shumë çështje. Kjo është arsyeja pse për Turqinë, vend aleat i NATO-s, nevojitet një perspektivë e orientuar drejt së ardhmes”,- tha kancelari Olaf Scholz pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel.

Përfaqësuesit Gjermanë kërkuan që samiti i BE-së, duhet të mandatojë mjaftueshëm Komisionin e Bashkimit Evropian që të zhvillojë negociata për një marrëveshje për migrimin me Turqinë dhe në këmbim të saj lehtësimin e vizave për qytetarët turq që duan të vijnë në BE.

"Kancelari gjerman Scholz shtoi se bashkëpunimi midis vendeve është në interes të të gjitha palëve. “Bashkëpunimi i mirë është në interes të të dyja palëve”,- tha kacelari gjerman, Scholz.

Kujtojmë që negociatat midis Turqisë dhe BE-së kanë ngelur në vend për një kohë të papërcaktuar, pasi sipas BE-së, shteti turk nuk ka plotësuar disa nga kushtet më të rëndësishme që asaj i ishin evidentuar më parë për tu bërë pjesë e procesit të anëtarësimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese