
Bashkimi Europian ka menduar një "Plan B" për mbajtjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë nëse SHBA tërhiqet nga bisedimet e paqes në Ukrainë dhe kërkon afrim me Moskën. Kështu deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas.
“Ne shohim shenja se ata po mendojnë nëse duhet të largohen nga Ukraina dhe të mos përpiqen të arrijnë një marrëveshje me rusët sepse është e vështirë.
Ekziston edhe një plan B, por ne duhet të punojmë për planin A; sepse përndryshe përqendrohesh te plani B dhe kjo do të ndodhë”, i tha ajo gazetës, duke shtuar se bisedimet ishin duke vazhduar me Uashingtonin dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të siguruar që regjimi i sanksioneve perëndimore të mbahej në vend.