Hapësire reklamuese


Bota

BE i jep ditën jeshile: Asetet e ngrira të Rusisë do përdoren për të armatosur Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
BE i jep ditën jeshile: Asetet e ngrira të Rusisë do
Foto ilustruese

Shtetet anëtare të BE-së kanë dhënë dritën jeshile që asetete e ngrira të Rusisë në BE të përdoren për të armatosur Ukrainën.

Lajmin e ka bërë me dije Presidenca belge e Këshillit të BE-së, duke thënë se: "Këshilli konfirmoi marrëveshjen për përdorimin e aseteve të ngrira në Rusisë për të mbështetur vetëmbrojtjen ushtarake dhe rindërtimin e Ukrainës".

Më 8 maj, vendet anëtare kishin arritur një "marrëveshje në parim" dhe sot u mor vendimi përfundimtar nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku u vendos që rreth 2-3 miliardë euro në vit mund të merren nga asetet e ngrira të rusëve për Ukrainën.

Nga kjo, 90% do të përdoret për mbështetjen ushtarake të Ukrainës dhe 10% për rindërtimin e vendit. Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, BE-ja pritet që brenda verës të paguajë nga fitimet e jashtëzakonshme të fondeve të ngrira ruse në BE, miliardë eurot e para për të blerë armë për Ukrainën.

Asetet e ngrira të bankës qendrore të Rusisë në BE që nga fillimi i luftës në Ukrainë vlerësohen në rreth 210 miliardë euro, shumica e të cilave janë në Belgjikë dhe menaxhohen nga agjencia ndërkombëtare e menaxhimit të fondeve Euroclear.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese