Hapësire reklamuese

Bota

BE hap dritën jeshile për nisjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Shkruar nga Newsbomb
BE hap dritën jeshile për nisjen e negociatave me Ukrainën dhe
Foto e selisë së Bashkimit Europian

Bashkimi Europian ka hapur dritën jeshile për nisjen e ngociatave të anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë. Sipas Komisionit, këto dy vende i kanë plotësuar parakushtet për t’u bërë pjesë e Unionit, ndërsa negociatat për anëtarësimin e tyre pritet që të fillojnë zyrtarisht në fundin e muajit qershor.

Hungaria duket se nuk është dakord me këtë vendim, pasi kërkon bllokimin e negociatave, sidomos atë të avancimit të statusit të Ukrainës, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta që kryeministri hungarez, Orban ka me Rusinë.

Më herët, Komisioni kishte vendosur disa kushte që duhej që të plotësoheshin nga dy vendet aspiratore, për të nisur më pas me procesin e negociatave.

Sipas BE-së, Kievi duhet të luftonte korrupsionin në nivelet e larta shtetërore, ndaj zyrtarëve të saj si dhe përfshirjen e pakicave kombëtare më shumë në politikat e Ukrainës, pasi në këtë vend ndodhej një minoritet hungarez dhe për të cilin vetë Hungaria kishte raportuar se të drejtat e tyre nuk respektoheshin edhe aq shumë nga autoritetet në Ukrainë.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet që të takohen në datat 27 -28 qershor, ku do të vendoset përfundimisht nëse do të fillojë hapja e negociatave të anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë apo jo. Përsa i përket Hungarisë, Unioni ka kërkuar që ajo të respektojë marrëveshjet europiane dhe të heqi dorë nga mbështetja e saj ndaj Rusisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese