Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

BE gati për anetarësime të reja në vitin 2030/ Ursula von der Leyen: Komisioner të veçantë për zgjerimin në Bruksel!

Shkruar nga Newsbomb
BE gati për anetarësime të reja në vitin 2030/ Ursula von
Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen, e sapo zgjedhur për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian, ka njoftuar krijimin e një posti të ri komisioneri që do të fokusohet vetëm në zgjerimin e Bashkimit Europian.

Kjo është hera e parë që nga koha e Jose Manuel Barroso (2004-2009) që një komisioner do të ketë ekskluzivisht këtë mandat, duke shënuar një kthesë nga politikat e mëparshme që përfshinin edhe fqinjësinë.

Kjo lëvizje është parë si një sinjal pozitiv që zgjerimi i BE-së mund të realizohet deri në vitin 2030, një datë e përmendur për herë të parë nga Presidenti në largim i Këshillit Europian, Charles Michel. Aktualisht, në procesin e anëtarësimit janë 9 vende, përfshirë Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Turqinë.

Në kontekstin e ri, vendet do të integrohen në BE bazuar në përmbushjen e reformave të kërkuara, pa u kushtëzuar nga mosmarrëveshjet me fqinjët. Kjo qasje mund të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve si Shqipëria, duke mos e lidhur atë me çështje të pazgjidhura si marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë.

Zgjerimi i BE-së shihet gjithashtu si një nevojë strategjike për të adresuar sfidat gjeopolitike aktuale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed