Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë marrë azil në Rusi, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi se vendimi për t’i ofruar azil Asadit është marrë personalisht nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Peskov shmangu të bëjë komente mbi vendndodhjen aktuale të Bashar al-Assad dhe nuk dha detaje në lidhje me takimin e fundit të liderit sirian me Putinin. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka planifikuar ndonjë takim të ardhshëm mes dy liderëve.
Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu theksoi se Rusia është e gatshme të mbajë kontakte me “ata që do të jenë në pushtet në Siri” në të ardhmen, duke sugjeruar se mbështetja ruse për Sirinë mund të vazhdojë, pavarësisht ndryshimeve politike në vend.
Rusia ka mbështetur Bashar al-Assadin për më shumë se një dekadë, duke ofruar mbështetje ushtarake dhe diplomatike gjatë luftës civile siriane, që ka zgjatur më shumë se 13 vjet. Kjo mbështetje ka qenë thelbësore për qëndrimin e Assadit në pushtet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe sulmeve të vazhdueshme nga rebelët dhe grupet e ndryshme të armatosura.
Lajmi i ardhjes së Assadit në Rusi pason një periudhë të pasigurisë të theksuar në Sirinë, ku lufta civile ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka destabilizuar rajonin për më shumë se një dekadë.