Hapësire reklamuese

Bota

Autorë të më shumë se 20 grabitjeve nëpër banesa, prangosen 2 shqiptarët në Zvicër

Shkruar nga Newsbomb
Autorë të më shumë se 20 grabitjeve nëpër banesa,
Foto ilustruese

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi dyshohen se janë autorë të më shumë se 20 vjedhjeve të kryera në disa shtëpi në shtetin e Zvicrës.

Sipas mediave vendase, shqiptarët ishin shpallur në kërkim nga autoritetet që në nëntor të vitit të shkuar pas një vjedhje që u raportua në zonën ku ata jetonin prej kohësh.

Autoritetet kanë zbuluar se dy shqiptarët, përkatësisht të moshave 46 dhe 62 vjeç ishin autorë të më shumë se 20 grabitjeve të bëra midis 2016 dhe 2023.

Autorët e dyshuar kanë përfituar nga mungesa e banorëve dhe kanë shënjestruar kryesisht shtëpi individuale. Në të shumtën e rasteve ata hynin duke thyer xhamat dhe vidhnin bizhuteri. Vlera totale e mallit të vjedhur dhe dëmi material arrin vlerën e më shumë se 100 mijë franga.

Gjithashtu, bëhet me dije se dy të dyshuarit shqiptarë janë caktuar në paraburgim dhe do të dalin para Prokurorisë Publike të Friburgut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese