Hapësire reklamuese

Bota

Autobusi përplaset me kamionin, vdesin 21 persona në Mozambik

Shkruar nga Newsbomb
Autobusi përplaset me kamionin, vdesin 21 persona në Mozambik
Pamje nga përplasja

Dhjetëra persona janë vrarë dhe plagosur pasi një autobus u përplas me një kamion në provincën Sofala të Mozambikut.

Të paktën 22 persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi të dielën mbrëma në Autostradën Kombëtare 96, sipas radiostacionit shtetëror Rádio Moçambique.

Rreth 70 persona ishin në bordin e autobusit, duke udhëtuar nga Mutua për në Beira, kryeqyteti i provincës Sofala. Të mbijetuarit thonë se autobusi ishte duke ecur me shpejtësi përpara se të përplasej me kamionin dhe të zhytej në një lumë.

Shkaku i aksidentit fatal të trafikut është duke u hetuar, por një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se ka të ngjarë që përplasja të jetë shkaktuar nga një tentativë për parakalim të rrezikshëm nga drejtuesi i autobusit.

Në një ceremoni për inaugurimin e një spitali, presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të aksidentit trafiku në provincën Sofala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese