
Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë, duke njoftuar arritjen e armëpushimit e Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, mësohet se sulmet do të ndalohen në Detin e Zi, duke bërë kështu kalimin e anijeve tregtare të sigurta.
Gjithashtu, në këtë armëpushim përfshihet edhe shkëmbimi i pengjeve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe lirimin e fëmijëve ukrainas të mbajtur me forcë, ndërsa thuhet se Kievi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e ndalimit të sulmeve kundër objekteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë.
Ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka reaguar në platfromën “X”, duke shkruar se shteti ukrainas do të ketë të drejtën e plotë për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes.
“Në këtë rast Ukraina do të ketë të drejtën e plotë për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.
Ndërkohë, konfirmon gjithashtu se vendi është dakord të ndalojë forcën ushtarake në Detin e Zi, duke shtuar çdo lëvizje e anijeve detare ruse do të ishte shkelje e marrëveshjes.
Arritja e marrëveshjes ka ardhur pas disa bisedimeve në Riad, mes delegatëve të dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Ukrainës.
