Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Arrihet marrëveshja, BE: 6 miliardë euro për rritjen e Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb

Arrihet marrëveshja, BE: 6 miliardë euro për rritjen e Ballkanin

Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Nga kjo marrëveshje e arritur, sigurohen 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve evropiane. Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.

Negociatat ndërmjet këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën një presion të madh kohor dhr për miratimin përfundimtar të kësaj marrëveshje duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian në seancën e fundit më 21 deri më 24 prill, para se të shpërbëhet Parlamenti Evropian në prag të zgjedhjeve të reja që zhvillohen në qershor.

Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përbërjes së re të Parlamentit Evropian, pra kah fundi i këtij viti. Sipas marrëveshjes, vendet e rajonit për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare duhet t’i përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare të Ballkanit perëndimor. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike dhe për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese