
Policia suedeze ka arrestuar një adoleshent pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi të martën në qytetin e Uppsala, duke lënë të vdekur tre persona.
Sipas mediave, i dyshuari u largua nga vendngjarja me një skuter, pas sulmit të kryer në një sallon flokësh në qendër të qytetit. Policia konfirmoi sot se personi i ndaluar është nën moshën 18 vjeç.
Tre viktimat janë të moshës midis 15 dhe 20 vjeç. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ngjarja të jetë e lidhur me aktivitetin e bandave kriminale, pasi njëri prej viktimave ishte i njohur më parë për policinë.
Suedia po përballet me një rritje të ndjeshme të krimeve të kryera nga banda të rinjsh, shpesh adoleshentë, të përfshirë në vepra që variojnë nga vandalizmi deri te vrasjet.
Ndërkohë, qeveria suedeze ka propozuar një legjislacion të ri që do t’i lejonte policisë të përgjojë edhe fëmijë nën moshën 15 vjeç. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot, Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, deklaroi se policia nuk kishte nevojë për prova konkrete për të kryer përgjime.
Sondazh