Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Arrestohet ndihmësi i eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet ndihmësi i eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për
Foto ilustruese

Ndihmësi i eurodeputetit, i identifikuar vetëm si Jian G. në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u arrestua të hënën në Dresden pasi akuzohet si spiun i dyshuar i Kinës.

Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët në Dresden dhe sipas njoftimit mësohet se ai ka punuar për ligjvënësin gjerman në legjislaturën e Parlamentit Evropian prej vitit 2019.

Prokuroria nuk tregoi se për cilin ligjvënës punon ai, por transmetuesi publik gjerman, ARD dhe revista Der Spiegel, raportuan se ai është i angazhuar nga Maximilian Krah, anëtari i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

Maximilian Krah është kandidati kryesor i partisë gjermane për zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian, që do të mbahen në qershor. Jian G. akuzohet se punon për shërbimin inteligjent të Kinës dhe se vazhdimisht i ka dhënë informata asaj për bisedimet dhe vendimet në Parlamentin Evropian në janar. Prokurorët e akuzojnë gjithashtu edhe për spiunimin e disidentëve kinezë në Gjermani.

Lajmi për arrestimi e tij u bë i ditur një ditë pasi u arrestuan tre gjermanë të dyshuar si spiunë të Kinës në një rast tjetër. Ata dyshohet se i kanë dhënë asaj informata të teknologjisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese