Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Arrestohet krahu i djathtë i Netanyahut, dekonspiroi informacione shtetërore për llogari të Hamasit

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet krahu i djathtë i Netanyahut, dekonspiroi informacione
Eliezer Feldstein

Ndihmësi i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është arrestuar si i dyshuar për rrjedhje informacioni i klasifikuar si i profilit të lartë. Eliezer Feldstein është personi i emëruar krah krah Netanyahut i cili tashmë ndodhet përpara hetuesisë për tu përgjigjur mbi akuzat për dekonspirim të infomacioneve shtetërore.

Ky hetim është përqëndruar mbi pretendimet se nga zyra e kryeministrit izraelit është promovuar një indicie që Hamasi po planifikonte të kontrabandonte pengje nga Gaza drejt kufirit egjiptian për të ushtruar më shumë presion mbi Netanyahut për lirimin e pengjeve dhe marrëveshjen e armëpushimit.

Nga urdhëri i gjykatës i bërë publik në media, thuhej se dalja e infomacionevce të klasifikuara nga sistemet e ushtrisë izraelite kanë dëmtuar aftësitë negociuese të Izraelit mbi lirimin e pengjeve.

Një zëdhënës i Netanyahut mohoi se ka pasur rrjedhje nga Zyra e Kryeministrit dhe se "personi në fjalë nuk ka marrë pjesë kurrë në diskutime të lidhura me sigurinë", me sa duket duke iu referuar Feldstein.

Ndërkohë familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza e kanë akuzuar Netanyahun se ka penguar vazhdimisht një marrëveshje me Hamasin, duke besuar se fundi i luftës në Gaza do ta detyronte kryeministrin të mbajë zgjedhje.

Rrjedhjet e supozuara ishin baza e dy artikujve të botuar në shtator, një në Jeëish Chronicle, në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tjetër në Bild të Gjermanisë, të dy duke cituar burime të inteligjencës izraelite dhe duke mbështetur një narrativë të shtyrë nga Netanyahu në atë kohë.

Artikujt u botuan ndërsa negociatat për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve ishin në vazhdim, por edhe ndërsa mijëra izraelitë demonstronin pothuajse çdo ditë duke i bërë thirrje qeverisë të arrinte një marrëveshje me Hamasin dhe të sillte pengjet izraelitë në shtëpi.

Këto demonstrata u intensifikuan pasi ushtria izraelite njoftoi më 1 shtator se gjashtë izraelitë u vranë në Gaza – katër prej tyre do të liroheshin në valën e parë të marrëveshjes së mundshme.

Të nesërmen, Netanyahu mbajti një konferencë shtypi dhe paraqiti një dokument të supozuar të Hamasit që ai tha se ishte gjetur në një tunel në Gaza. Dokumenti tregonte se Hamasi po përpiqej të përçante izraelitët.

 "Unë nuk do të dorëzohem para këtij presioni”, tha Netanyahu dhe përsëriti kërkesën e tij që Izraeli të kontrollojë kufirin Gaza-Egjipt, i njohur gjithashtu si korridori i Filadelfit me qëllimin për të parandaluar kontrabandën e pengjeve.

Opozita izraelite ka lëshuar në sërë akuzash kundrejt qeverisë aktuale duke i akuzuar për rrjedhje informacionesh sekrete dhe rrezikim të pengjeve ndërsa e kanë cilësaur të gjithë këtë histori një “krim kombëtar”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese