Hapësire reklamuese


Bota

Arrestohen 525 trafikantë droge në Ankara, sekuestrohen 400 milionë dollarë asete! Ministri i Brendshëm: Hetime prej 6 muajsh

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen 525 trafikantë droge në Ankara, sekuestrohen 400
Foto ilustruese

525 persona të dyshuar si trafikantë droge kanë rënë në prangat e policisë turke në Ankara ndërsa janë sekuestruar asete me vlerë rreth 400 milionë dollarë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya e ka quajtur si operacionin më të madh kundër narkotikëve në historinë e vendit.

Në operacion morën pjesë mijëra efektivë të policisë, u përdorën qen për drogën, helikopterë si dhe u kontrolluan rreth 626 adresa, tha Ministri i Brendshëm.

Sipas raportimeve personat e arrestuar dyshohet se shisnin drogë përmes rrjeteve sociale. Mediat turke bëjnë me dije se personat e arrestuar janë hetuar nga autoritetet për 6 muaj.

Sakaq, operacioni është shtrirë kohët e fundit edhe në Europë ku në fokus ishin rrjetet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Në operacionin e zhvilluar nga Europol u prangosën 230 persona në Holandë, Turqi, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese