Hapësire reklamuese

Bota

Arrestohen 50 italianë në Dortmund, me thika e sende të mprehta kishin bërë plan të sulmonin tifozët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen 50 italianë në Dortmund, me thika e sende të mprehta
Tifozet kuqezi ne Dortmund

Policia e Dortmundit ka vënë në pranga 50 tifozë italianë pasi kishin bërë plan që të sulmonin tifozerinë shqiptare. Sipas mediave të huaja mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Tifozët italianë ishin të pajisur me thika dhe mjete të mprehta dhe kishin inskenuar planin që të sulmonin tifozët shqiptarë të cilët në mënyrë paqësore kanë festuar përgjatë gjithë ditës së sotme.

50 tifozët italianë ndodhen në paraburgim, ndërkohë mësohet se do të mbahen në paraburgim dhe më pas do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese