Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, reagon Von der Leyen: Turqia të respektojë parimet demokratike, aspiron integrimin

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, reagon Von der Leyen: Turqia
Presidentja e KiE, Ursula Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit. Von der Leyen e ka quajtur këtë arrestim shumë shqetësues.

“Si një anëtare e Këshillit të Evropës dhe një kandidate për anëtarësim në BE, Turqia duhet të mbështesë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.

Pra, ne duam që Turqia të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj rregullave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore,” tha Ursula von der Leyen.

Protesta masive dhe përplasje shpërthyen sot në Stamboll pasi policia turke arrestoi kryetarin e bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, së bashku me disa kundërshtarë të tjerë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Numër i madh studentësh nga universitetet e Stambollit dolën në rrugë për të kundërshtuar arrestimin dhe për të shprehur mbështetje për demokracinë.

Autoritetet tentuan të bllokonin grupin e studentëve, por këta të fundit arritën ta thyenin bllokadën dhe vazhduan marshimin. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.

Ekrem Imamoglu u arrestua mëngjesin e sotëm, e do të mbahet në qelinë e paraburgimit për 4 ditë, pas dyshimeve se ai ka lidhje me korrupsionin dhe terrorizmin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese