
Protesta masive dhe përplasje shpërthyen sot në Stamboll pasi policia turke arrestoi kryetarin e bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, së bashku me disa kundërshtarë të tjerë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Numër i madh studentësh nga universitetet e Stambollit dolën në rrugë për të kundërshtuar arrestimin dhe për të shprehur mbështetje për demokracinë.
Autoritetet tentuan të bllokonin grupin e studentëve, por këta të fundit arritën ta thyenin bllokadën dhe vazhduan marshimin. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.
İstanbul Üniversitesi’ndeki yürüyüşte öğrenci seli polis barikatını böyle aştı!https://t.co/MYXuZcOj5z pic.twitter.com/UgcWd1xaQq
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) March 19, 2025
Ekrem Imamoglu u arrestua mëngjesin e sotëm, e do të mbahet në qelinë e paraburgimit për 4 ditë, pas dyshimeve se ai ka lidhje me korrupsionin dhe terrorizmin.
Sakaq, një ditë më parë, Universiteti i Stambollit i anuloi atij diplomën, pasi supozon se ka parregullsi. Një gjë e tillë, mund ta pengojë atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, pasi sipas Kushtetutës së Turqisë, presidentët duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë për të mbajtur postin drejtues.
Përveç Ekrem İmamoglu, në pranga ka rënë edhe kryetari i i qarku të Şişli, i akuzuar për “terrorizëm”, kryetari i qarkut Beylikduzu, mbi të cilin rëndon vepra penale për korrupsion, këshilltarin dhe bashkëpunëtorët e İmamoglu, kryetarët e organizatave komunale dhe biznesmenë. Mediat turke raportojnë se nga 106 personat për të cilët janë lëshuar urdhër arresti, 84 janë në paraburgim.