
Foto ilustruese
Një shtetas shqiptar është arrestuar në shtetin fqinj të Italisë.
Sipas mediave italiane, mësohet se personi është kapur me 10 kilogramë kokainë, të cilat i kishte fshehur në shtëpinë e tij dhe makinë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij u gjetën tre pako me kokainë, e më pas në shtëpinë e tij edhe 6 pako të tjera lënde narkotike e cilësisë së lartë, e llogaritur në dhjetë kilogramë si dhe 1200 euro cash.
Në përfundim të operacionit, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në burgun lokal.
Sondazh
Poll