Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Armëpushimi mes Izarelit dhe Hamasit vazhdon, Ministria e Shëndetësisë : Janë zbuluar sërish trupa nën rrënoja

Shkruar nga Newsbomb
Armëpushimi mes Izarelit dhe Hamasit vazhdon, Ministria e
Pamje nga Rripi i Gazes

Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë të jenë në një armëpushim, por numri i të vdekurve në Gaza po rritet.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa janë shprehur se numri i viktimave ka vajtur në 47,583, që nga fillimi i luftës në 7 tetor të vitit 2023.

Ndër të tjera, Ministria ka thënë se trupat e pajetë janë zbuluar nën rrënoja, pas marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa janë regjistrurar dhe 31 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Sakaq, edhe numri i të plagosurve është rritur dhe ka shkuar në 111,633.

Ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se do të zhvendosi popullin e Palestinës, por kjo gjë është refuzuar menjëherë nga presidenti palestinezë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese