
Izraeli dhe Hamasi duket se janë të gatshëm t’i japin fund luftës 1 vjeçare. Sipas burimeve zyrtare për mediat ndërkombëtare, raportohet se Hamasi ka pranuar projekt-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, marrëveshje që pritet të nisë me lirimin e pengjeve, ndërsa besohet se 1 e 3-ta e tyre, tashmë kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë qenë ndërmjetësuesit ndërmjet vendeve me qëllim arritjen e bisedimeve për të ndaluar konfliktin më të ashpër mes dy shteteve.
Në një deklaratë zyrtare të Hamasit, është deklraruar se kjo marrëveshje ka hyrë në fazën përfundimtare. Kujtojmë që një armëpushim i shkurtër u arrit në nëntor të vitit 2023 ku dhe u liruan rreth 100 pengje nga Hamasi.
Marrëveshja e strukturuar në 3 faza, ndërtuar kjo nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të fillojë më lirimin e 33 pengjeve gjatë një periudhe gjashtë javore, duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar dhe civilë të plagosur. në këmbim të qindra grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur nga Izraeli, sipas raportimeve të Associated Press.
Gjatë kësaj faze 42-ditore, forcat izraelite do të tërhiqen nga qendrat e popullsisë, palestinezët mund të fillojnë të kthehen në atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre në veri të Gazës dhe do të ketë një rritje të ndihmave humanitare, me rreth 600 kamionë që do të hyjnë çdo ditë.
Zyrtari izraelit tha se "negociatat e detajuara" për fazën e dytë do të fillojnë gjatë fazës së parë. Ai tha se Izraeli do të mbajë disa "asete" gjatë negociatave, duke iu referuar një pranie ushtarake, dhe nuk do të largohet nga Rripi i Gazës derisa të gjithë pengjet të jenë në shtëpi.
Në fazën e dytë, Hamasi do të lironte robërit e mbetur të gjallë, kryesisht ushtarë meshkuj, në këmbim të më shumë të burgosurve dhe “tërheqjes së plotë” të forcave izraelite nga Gaza, sipas projekt-marrëveshjes.
Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë pengjet e mbetura pa një përfundim të luftës dhe një tërheqje të plotë të Izraelit, ndërsa Netanyahu është zotuar në të kaluarën të rifillojë luftimet derisa të eliminohen aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.
Nëse në këto bisedime nuk flitet për një qeveri alternative për Gazën, teksa mendohet se në krye të territorit, do të qëndrojë Hamasi.
Në një fazë të tretë, trupat e pengjeve të mbetura do të kthehen në këmbim të një plani rindërtimi tre-pesë-vjeçar për Gazën nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.