Hapësire reklamuese


Bota

Armëpushim për Pashkët, Putin ndalon luftimet në Ukrainë deri në hënën

Shkruar nga Newsbomb
Armëpushim për Pashkët, Putin ndalon luftimet në
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpallur armëpushimin e njëanshëm me Ukrainën gjatë festimeve Pashkët, armëpushim që do të zgjasë deri të djelën në darkë.

Lajmi u dha nga vetë Putin gjatë një komunikimi me me shefin e shtabit rus Valery Gerasimov. në tenevizionin rus, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Ukraina.

Sot nga ora 1800 (15:00 GMT) deri në mesnatën e së dielës (21:00 GMT të dielën), pala ruse shpall një armëpushim të Pashkëve”, tha Putin.

Putin shpreson që Ukraina të ndjekë shembullin e Rusisë duke u shprehur se veprimet e Kievit gjatë armëpushimit do të tregojnë gatishmërinë e tij për një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare të luftës.

Sakaq, Putin theksoi gadishmërinë e trupave rusë ndaj çdo shkelje të armëpushimit nga shteti Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka postuar në Telegram: Regjimi i armëpushimit po futet për qëllime humanitare dhe do të respektohet nga Grupi i Përbashkët i Trupave (Forcave) Ruse, me kusht që të respektohet reciprokisht nga regjimi i Kievit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese