Hapësire reklamuese

Bota

Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit, shkak ndërprerja e energjisë elektrike

Shkruar nga Newsbomb
Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit, shkak
Aeroporti i Mançesterit

Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të problemeve me rrymë, ka bërë të ditur operatori i aeroportit.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, aeroporti është prekur nga ndalja e rrymës në gjithë zonën, në orët e mëngjesit.

Ndonëse rryma më vonë ka ardhur, pasagjerëve në terminalet 1 dhe 2 u është thënë të mos shkojnë në aeroport, pasi të gjitha fluturimet janë anuluar deri në njoftimin e radhës.

Pasagjerëve të terminalit 3 u është thënë të shkojnë në aeroport si zakonisht, mirëpo janë paralajmëruar që mund të ketë vonesa.

Ata, po ashtu, janë informuar se mund të kenë probleme në sigurim të valixheve. Pasagjerët e kanë përshkruar situatën në aeroport si “kaotike”./REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese